E pranoi se ka kryer veprën, Sefedin Osmani tregon si e privoi nga jeta 9 vjeҫarin

19:15 | 17 Korrik 2019

Një 9 vjeҫar nga Fushë Kosova u privua nga jeta në Fushë Kosovë.

K. Veseli, 9 vjeçar, mundim pas mundimi, keqpërdorim, braktisje pas braktisjeje, përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme.

I dyshuari për veprën e tij, Sefedin Osmani, i cili si duket e ka keqpërdorur në vazhdimësi të riun e komunitetit rom, e ka pranuar para hetuesisë se e ka kryer veprën.

Tani që të gjitha kanë filluar ta dalin në shesh, po zbulohet se edhe reagimin i institucioneve për mbrojtjen e të riut nuk ishte i duhur.

Keqpërdorim fizik e psikologjik tashmë i ndjeri K.Veseli e përjetoi në moshën 8-vjecare.

Ai bashkë me nënën e tij, Makfiren, vëllezërit e motrat, po kërkonin gjësende nëpër kontejnerë në lagje të ndryshme të Fushë Kosovës.

Pikërisht derisa ishte “në vendin e tij të punës” duke kontrolluar nëpër bërllok për të siguruar pak para, K.Veseli po ngacmohej nga një djalë 10 vjet më i madh se ai, nga 19 vjecari me emrin Sefedin Osmani.

Rastin, K.Veseli bashkë me nënën e tij, e kishte raportuar në policinë e Kosovës, në janarin e këtij viti.

Por, Sefedini, që tani është i dyshuari kryesor për rastin e djalit të mitur të komunitetit rom, edhe pse po përballej me akuza për keqpërdorim po vazhdonte të qëndronte në liri.

Policia e Kosovës në marsin e këtij viti, ishte mjaftuar vetëm me një kallëzim penal ndaj personit të dyshuar për kryerjen e këtij akti.

Kështu ka deklaruar vet Policia e Kosovës.

“Me datën 29 janar 2019, kemi pranuar informatën për një rast te keqtrajtimit. Informata është trajtuar nga ana e policisë, me pas është iniciuar rast. Me datën 15 prill është ngritur kallëzim penal ndaj personit te dyshuar dhe i njëjti rast është proceduar ne prokurori”, kanë deklaruar për gazetën nga policia.

Qendra për Punë Sociale: Në muajin mars, K.Veseli na tregoi se u keqpërdor.

Për më shumë se gjashtë muaj, K.Veseli po torturohej fizikisht e psiqikisht nga fqinji i tij, Sefedini. Përgjatë kësaj periudhe ai ishte keqpërdorur dy herë.

Por, rasti i parë i bërë gjatë vitit 2018 ndaj 9-vjecarit nga i dyshuari Sefedin Osmani nuk kishte qenë i vetmi. Ai ishte keqpërdorur edhe një herë tjetër nga Sefedini. Këtë herë gjatë vitit 2019.

E edhe gjatë kësaj radhe, nëna e tij, Makfirja bashkë me të birin ishin ankuar në institucionet përgjegjëse duke kërkuar ndihmë.

Në shkurtin e vitit 2019, K.Veseli bashkë me të ëmën, Makfiren kishin folur për menaxherin e Qendrës Sociale në Fushë Kosovë, Bahri Bislimin, të cilit ia kishin treguar hallin e tyre.

Personi nga Qendra Sociale, Bahri Bislimi, që është marrë me familjen e të ndjerit K.Veselit,

Ai ka deklaruar se informatën për keqpërdorimin që 9-vjecari po e përjetonte e kishin marrë gjatë vitit 2018.

“Me datë 31.01.2018, ne jemi njoftuar nga policia se dyshohet se një person e ka keqtrajtua fëmiun. Ne kemi shku me polici e kemi vizituar fëmijën. Ai ka hezituar që të tregojë mbi rastin”, ka sqaruar menaxheri i rastit.

K.Veseli, në atë kohë nuk e kishte pranuar para punonjësve të Qendrës se ishte keqpërdorur. Por, pas 3 muajve, ai i ishte rrëfyer psikologes së Qendrës duke ia rrëfyer të gjithë rastin.

“Me datë 13.03.2019, ne e kemi ftu psikologun këtu në Qendrën për Punë. Fëmija nuk ka dahsur që të ndahet nga nëna, por gjatë seancës psikologjike, ai ka pranuar se është keqtrajtuar nga personi i dyshuar”, ka deklaruar Bislimi nga Qendra për Punë Sociale.

Hetuesia mjaftohet me një kallëzim penal, i dyshuari gjendej në liri.

Por me gjithë këto raportime të nënës së viktimës, Prokuroria e shtetit, rastin e kishte lënë rastin në procedurë të rregullt, dhe kishte pritur kapjen e të dyshuarit, që ndodhi në muajin korrik, pra pas më shumë se gjashtë muajve.

Përgjatë janarit e deri në korrik kur edhe viktima vdiq, institucionet nuk janë marrë me sigurinë dhe mirëqenien e tij.

Avokati i 19-vjecarit të dyshuar për veprën e rëndë: Klienti im e pranoi veprën

Express ka kontaktuar edhe me palën mbrojtëse, Fitim Malokaj, i cili është avokat i të dyshuarit për rastin e 9-vjecarit, K.Veseli

Ai tha gjatë intervistimit nga hetuesit, klienti I tij ka pranuar se ka pasur kontakt me viktimën, K.Veseli dhe se e ka goditur atë me mjete të forta por që sipas tij ai nuk ka besuar se ai ka humbur jetën.

“Mbrëmë sipas detyrës zyrtare më kanë thirrë policia dhe kam shku në stacionin policor, departamenti për vepra të rënda. Personi në fjalë është intervistu në cilësinë e të dyshuarit. Kallëzimin penal policia e ka dërguar në prokurori. Prokuroria ende nuk e ka dërgua kërkesën për caktimin e ndalimit. Gjatë intervistimit të të dyshuarit, ai e ka pranu veprën të cilën dyshohet se ka kryer. E kam goditë me guri, por nuk e kam ditë që e kamë qëllu”, ka deklaruar avokati i të dashurit për veprën.

Ndryshe, gjatë tërë ditës është kërkuar përgjigje nga prokuroria e Shtetit për masat që ka ndërmarrë për këtë rast prej fillim vitit, por që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Por kush është familja e K.Veselit i cili u privua nga jeta në mënyrë makabre.

K.Veseli u lind në vitin 2010 në Prishtinë nga prindërit , Makfire Bajrami si dhe babai Brahim Veseli, i cili ka humbur jetën para katër vitesh. Familja pesë anëtaresh e 9-vjecarit të ndjerë për vite të tëra kishte jetuar me asistencë sociale deri në vitin 2018.

Në atë vit, ndihmesa për këtë familje ishte bërë 375 euro. Kjo ngase Muhameti, vëllai i K.V të ndjerë është me aftësi të kufizuara.

Makfirja (nëna e 9-vjecarit të ndjerë), bashkë me tre fëmijët jetim pas humbjes së burrit, ishte martuar me një person tjetër. Me të ajo ka edhe një djalë.

Gjatë jetesës me këtë burrë, Makifrja është keqtrajtuar disa herë nga ai. Madje gjatë muajit shkurt Qendra për Punë Sociale e kishte dërguar në një strehimore në Prishtinë bashkë me fëmijët e saj. Mirëpo, aty, ata kishin qëndruar vetëm një natë duke u kthyer sërish në shtëpinë e burrit të saj. Aty ku jetojnë edhe sot, por pa K.Veselin.

Nga Qendra për punë Sociale thanë i kishte rekomanduar Makfires që mos të dalë për të kërkuar lëmoshë më me fëmijët, mirëpo, ajo kishte vazhduar që të dilte.

Kujtojmë se nga Qendra për Punë Sociale i thanë Gazetës se raportimin e parë për keqpërdorim nga K.Veselit e kishin marrë nga policia me datë 31 dhjetor të vitit 2018. Ndërkohë në mars i nderi ia kishte pranuar psikologes së Qëndres se po keqpërdorej nga Sefedini.

Komento: