E ardhmja e Moise Kean nuk do të jetë në Juventus. Kështu raporton gazeta e njohur italiane, Gazzetta dello Sport.
I riu konsiderohet i pasigurt nga klubi ‘Zi e Bardh’, duke zgjedhur Mario Mandzukic si partner në sulm me Cristiano Ronaldon, përcjell ORAinfo.
Kean është një nga perspektivat më të nxehta në futbollin italian, duke shënuar 6 gola në 13 ndeshje të Serie A sezonin e kaluar.
Kean është i lidhur me një lëvizje të mundshme në Borussia Dortmund dhe Everton në ditët e fundit.
Sulmuesi i ri italian gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Inter si pjesë e marrëveshjes për të sjellë Mauro Icardi në Torino. /ORAinfo/