Rrëfehet Alma Lama: Ish-shefi i AKI-së më ka thënë që është blerë revolja për elimnimin tim

00:16 | 18 Korrik 2019

Alma Lama ka rrëfyer për herë të parë se është planifikuar eliminimi i saj.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka thënë se ka qenë shumë i rëndë momenti kur ish-shefi i AKI’së e ka telefonuar dhe i ka thënë që të ketë kujdes pasi po përgatitet eliminimi i saj.

Lama ka thënë se ish-shefi i AKI-së kur e ka telefonuar i ka thënë të ketë kujdes pasi është blerë ar ma me të cilën po përgatitet eliminimi i saj.

“Në atë kohë kam qenë deputete. Kam qenë tetë muajshe shtatzënë dhe kam pasur një peshë shumë të rëndë. Ai ka qenë momenti i vetëm kur nuk e kam ndjerë peshën e trupit tim. Nuk e kam ditur si të veprojë. Ai më ka sjell fotografi të njerëzve që kanë përgatitur eliminimin tim. Pastaj kam shkuar në Polici. Këtë për herë të parë po e dëgjojnë këtë edhe prindërit e mijë edhe fëmijët e mi”, ka thënë Lama për T7.

Ajo ka treguar se nga ai moment ka mëndur që të largohet edhe nga Kosova.

“Pas kësaj, kam biseduar me Atifete Jahjagën. I kam treguar rastin dhe i kam thënë se duhet të largohem nga Kosova. Më pas kemi folur për pozitën e ambasadores. Më pas kam pasur edhe diskutime me Isa Mustafën që ka qenë kryeministër në atë kohë”, ka thënë Lama.

Ish-ambasadorja ka thënë se një kohë të gjatë në Kosovë është përcjell nga Policia e Kosovës.

Ajo thotë se kjo ka qenë një nga arsyet pse ka kërkuar që të shkëputet nga politika e brendshme e Kosovës.

“Miqtë e mijë më kanë rekomanduar që të kërkojë të shërbejë si ambasadore”, thotë ajo.

Komento: