Ramush Haradinaj inkurajon diasporën të investojnë në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e unionit të bizneseve të diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa.
Haradinaj ka thënë se me biznismenët nga diaspora ka biseduar për mundësitë që afaristët kosovarë të investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë.
Kryeministri është shprehur falenderues ndaj sipërmarrësve që po punojnë bashkë për një zhvillim dinamik të Kosovës.
Ai është shprehur se Qeverinë e tij do ta kenë partner të përhershëm.