Bytyqi: Është kënaqësi kur realizohen premtimet e dhëna për kushte më të mira në arsim

13:20 | 18 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me deputetin e zonës Veton Berisha, zëvendësministrin Artan Berisha, kreun e Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha dhe drejtues tjerë të komunës së Gjakovës, ka vënë gurëthemelin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Haxhi Hoti”.

Ministri Bytyqi me këtë rast është shprehur i lumtur për realizimin e premtimit që kishte dhënë para një viti për ndërtimin e kësaj salle, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi

Është kënaqësi kur realizohen premtimet e dhëna për kushte më të mira në arsim.

Një vit më parë isha për vizitë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Haxhi Hoti” në Rogovë të Gjakovës, ku dhe isha zotuar publikisht se shumë shpejt ketë shkollë do ta bëjmë më sallë të sporteve.

Sot, një vit më pas, bashkë me deputetin e zonës z. Veton Berisha, zëvendësministrin z. Artan Berisha, kreun e Nismës në Gjakovë, z. Fazli Hoxha dhe drejtues tjerë të komunës së Gjakovës, kemi vënë gurëthemelin e sallës së edukatës fizike në shkollën që me krenari e mban emrin e dëshmorit Haxhi Hoti.

Ndihem i nderuar dhe shumë i kënaqur për jetësimin e një premtimi të dhënë një vit më parë, mbi të gjitha i kënaqur për faktin se nxënësit meritojnë që tu krijojmë kushte sa më të mira, që të përjetojnë standarde si gjithë të rinjtë tjerë.

Ne si Ministri e Arsimit, zotohemi që të vëmë sa më shumë gurëthemele të shkollave dhe sallave të reja me standarde perëndimore.

Komento: