Haradinaj zotohet se liberalizimi i vizave është çështje javësh

14:42 | 18 Korrik 2019

Po vazhdon premtimi i Ramush Haradinajt se kosovarët shumë shpejt do të lëvizi pa viza.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë edhe njëherë premtim për liberalizimin e vizave.

Ai tha se një lajm të tillë Kosova do ta merr brenda pak javësh, duke thënë se Gjermania kryeson Komisionin për LIEBE dhe kjo është mirë për Kosovën.

“Mendoj që më mirë se sa kemi shpresua jemi në çështjen e liberalizimit të vizave. Kryesuesja e komisionit është gjermane. Gjermanët kanë marrë një iniciativë dhe kjo është çështje krejtësisht e javëve. Disa po thonë mos po ngutesh kryeministër, por jemi vonuar. Është çështje e javëve që të marrim këtë lajm të merituar sepse i kemi mbushë kriteret”, tha kryeministri.

Këto komente Haradinaj i bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, me ç’rast foli edhe për tema tjera.

Sa i përket, futjes në rend për anëtarësim në Interpol, kryeministri tha se ende nuk e dinë nëse do ta fusin në votim ketë herë apo do ta lënë për herë tjetër.

“Ne jemi në rend dite si temë por jo edhe e votimit. Sot kam marrë konfirmimin prej drejtorisë së Interpolit se jemi pjesë e diskutimit por ende nuk është vendosë me hy në votim. Dëshirojmë votimin këtë herë që është në Kili, do ta shqyrtojmë a do ta fusim këtë herë në agjendë për votim apo ta lëmë për herën tjetër.

Komento: