Pas De Ligt, po vjen një super-transferim nga Juventusi

17:36 | 18 Korrik 2019

Juventusi po përgatitet për transferime të reja.

Juventus po planifikon një ofertë të madhe shkëmbimi për të bindur Manchester Unitedin për ndarjen me Paul Pogba.

Real Madridi edhe më tutje vazhdon të konsiderohet si favorit për transferimin e mesfushorit të Francës.

Mirëpo, sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Juventusi po mendon të bëjë një ofertë të madhe të shkëmbimit.

Megjithëse, drejtori Pavel Nedved kishte njoftuar javën e kaluar se Juventusi nuk mund të arrijë vlerësimin e Pogbas, Bianconerët janë të gatshëm të ofrojnë një alternativë të hollash, duke ofruar tre lojtarë.

Juventusi është i gatshëm të ofrojë shërbimet e Joao Cancelos, Blaise Matuidit dhe Douglas Costas në këmbim të Pogba.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë garanci se Unitedi do të jetë i interesuar për këtë shkëmbim, me zëvendëskryetarin Ed Ëoodëard që vazhdon të kërkoj 180 milionë euro për shitjen e tij.

Komento: