Chelsea po synon të blindojë yllin e skuadrës.
Talenti premtues i Chelsea, Callum Hudson Odoi, është afër marrëveshjes së re me skuadrën ‘Blu’.
Sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, Odoi pritet të sigurojë fitime deri në 100 mijë funte për javë, me kontratën e re, transmeton lajmi.
Tinejxheri ka flirtuar së fundmi me Bayern Munich, por Chelsea kanë ndaluar një kalim të lojtarit në Bundesliga.
Ai shihet si pjesë kryesore e planeve të Frank Lampard, dhe si një e ardhme e ndritur për futbollin anglez.
Kontrata e re që do t’i ofrohet lojtarit do të jetë pesë vjeçare dhe do të ketë rritje të madhe në pagë. Mbetet të shihet nëse anglezi do ta pranojë kontratën.