Giampaolo nesër udhëheqë Milanin në ndeshjen e parë

23:20 | 18 Korrik 2019

Të premten në mëngjes, në orën 10:30, Milani do të luajë ndeshjen e parë miqësore këtë sezon kundër Novaras në Milanello prapa dyerve të mbyllura.

Të nesërmen, të shtunën, Rossonerët do të largohen në orën 14:30 për në Shtetet e Bashkuara, ku ata do të marrin pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të Kampionëve, duke luajtur dy ndeshje para se të përfundojnë në Uells, përcjell ORAinfo.

Ky do të jetë një test ideal për trajnerin Giamapolo që të shoh formën e skuadrës së tij.

Nesër do të shihet edhe formacioni që do ta aplikojë Giampaolo./ORAinfo/

Komento: