Roma skuadra e re e Higuanit? Flet vet lojtari

11:06 | 19 Korrik 2019

Higuain vazhdon ta ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Skuadra e Juventus është skuadra që ka zhvilluar merkaton më të madhe gjatë kësaj vere, duke afruar në skuadër disa emra të rinj tejet kualitativ.

Konkurrenca në skuadër është shtuar shumë dhe duket se për disa emra nuk do të ketë vend as në bankën rezervë.

Një nga lojtarët që është në një pikëpyetje të madhe është Gonzalo Higuain, emri i të cilit së fundmi është lidhur me nja kalim tek Roma.

Sipas raportimeve të ‘Goal Italia’, Roma dhe Juventus kanë një marrëveshje për lojtarin, por është vet Higuain që nuk preferon transferimin.

‘Pipita’ është i vendosur që të jap maksimumin për të marrë vendin e tij në formacionin e Maurizio Sarri, dhe kështu po hedh poshtë çdo mundësi për largim.

Juventus janë të gatshëm ta lëshojnë lojtarin si të huazuar (9 milionë), me obligim për blerje prej 27 milionë eurove, nga Roma.

Kontrata e Higuain me Juventus skadon në vitin 2021.

Komento: