Conte ia “bën bajat” Icardit, po e transferon zëvendësuesin e tij

16:26 | 19 Korrik 2019

Antonio Conte, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, i cili vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje në San Siro.

Ylli i Belgjikës pranoi në prill se ai “ëndërron” të luajë në Serie A një ditë, duke ushqyer spekulime se ai mund të largohet nga United këtë verë, përcjell ORAinfo.

Interi është shpallur si destinacioni i tij më i mundshëm në të ardhmen, me optimizmin e shefit ekzekutiv Giuseppe Marotta, i cili Luakun e sheh si zëvendësues të Icardit./ORAinfo/

Komento: