Hapë “thesin” gjiganti evropian, ofron dy lojtarë plus 100 milionë për Neymarin

19:20 | 19 Korrik 2019

Neymar mund ta bëjë një kthim senzacional te Barcelona.

Skuadra spanjolle është gati të bëj çmendurira për të transferuar sërish në “Camp Nou” yllin brazilian.E për këtë, katalanasit kanë nxjerrë në shitje plot 6 futbollistë si dhe 100 milionë euro për PSG-në.

Në këtë operacion nuk përjashtohet se dy nga futbollistët e nxjerr në treg, Coutinho, Rakitic, Dembele, Semedo, Malcom dhe Umtiti të vesh fanellën e PSG-në në sezonin e ardhshëm, në shkëmbim për të lënë të lirë 27 vjeçarin.

Por jo vetëm kaq. Edhe pse kartonat e 6 futbollistëve janë të lartë, në arkat e francezëve do të derdhen edhe 100 milionë euro. Ditët e ardhshme do të jenë mjaft decivize rreth këtij operacioni, që nëse ndodh do të zbeh edhe transferimin e Antoine Griezmann pikërisht në Katalonjë.

Komento: