Juventusi sot si skuadër ka një vlerë të paimagjinushme.
Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport, CIES ka përllogaritur vlerën e organikës së klubit të Juventusit dhe ka konstatuar se prek shifrën 1 miliardë e 19 milionë euro.
Natyrisht që futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe vlera e lojtarëve përcaktohet nga disa kritere bazë, por organika që ka në dispozicion Maurizio Sarri, është vërtetë mjaft e kushtueshme.
Fabio Paratici ia ka dalë me sukses t’i shtojë organikës bardhezi dy emra si Ramsey e Rabiot, për të cilët nuk shpenzoi asnjë lekë, por që vlejnë shumë miliona në përllogaritjet e CIES.
Megjithatë vlen të theksohet se kjo vlerë pritet të ulet deri në fund të merkatos, pasi në organikën e Juventusit ka shumë lojtarë dhe emra si Higuain, Mandzukiç, Cancelo, Khedira, Matuidi që janë të rrezikuar për t’u larguar, ndërkohë Icardi përflitet për t’u afruar.