Sarri përgatitet për turneun aziatik, lë jashtë yjet e mëdha

22:30 | 19 Korrik 2019

Maurizio Sarri ka thirrur 27 lojtarë për turneun aziatik të Juventusit.

Mattia Perin, Douglas Costa, Sami Khedira, Marko Pjaca dhe Aaron Ramsey do të qëndrojnë në Torino për të vazhduar programet e tyre të rimëkëmbjes, përcjell ORAinfo.

Giorgio Chiellini do të qëndrojë në Itali, pasi ka një shqetësim të lehtë në këmbën e majtë, ndërsa Merih Demiral do të kthehet në Torino pas ndeshjes kundër Tottenhamit në Singapor për shkak të çështjeve burokratike që lidhen me lëshimin e vizave në Kinë.

Së fundmi, Moise Kean dhe Luca Pellegrini do të fillojnë të punojnë në qendrën e trajnimit të Juventusit, ndërsa ekipi do të jetë në Azi, pasi ata do të kthehen nga pushimet e tyre të zgjatura pas shfaqjes për Italinë në Kampionatin Europian U21 dhe U20 World Cup.
Këtu është lista e plotë e lojtarëve të thirrur:

Deçani, Deçani, Pjanic, Ronaldo, Matuidi, Mandzukiq, Bonucci, Cancelo, Higuain, Emre Can, Rugani, Rabiot, Demiral, Pinsoglio, Bernardeschi, Loria, Di Pardo, Coccolo, Frederiksen, Mavididi, Pereira, Buffon./ORAinfo/

Komento: