Është zbuluar edhe skuadra kampione e Afrikës.
Algjeria ka shënuar fitore në përballje me Senegalin me rezultat të ngushtë 1-0 në finalen e Kupë së Kombeve të Afrikës.
Goli i kësaj ndeshje që doli të jetë e fortë dhe me shumë duele u shënua që në fillim.
Baghdad Bounedjah provoi nga jashtë zone duke e gjetur portën pas një devijimi që e la të shtangur portierin Alfred Gomis. Senegali në fundin e pjesës së parë kërkoi penallti me M’Baye Niang, por që gjyqtari nuk e akordoi.
Në pjesën e dytë Senegali kishte një pretendim për penallti.
Niang rrezikoi në minutën e 66, por goditja e tij shkoi mbi portë. Algjeria u përgjigj me Youssouf Sabaly, pas disa minutash, por as ky nuk kishte sukses.
Deri në fund algjerianët u mbrojtën mirë dhe e fitoi trofeun.