Jordan Veretout, ka refuzuar Milanin dhe do ta vesh fanellën e Romës.
Francezi arriti në aeroport këtë mbrëmje dhe u përshëndet nga gazetarët, ndërsa Roma konfirmoi se ai do të ketë testet mjekësore të shtunën në mëngjes,përcjell ORAinfo.
“Unë isha ai që në mënyrë efektive e vendosi transferimin e Jordanit në Romë, ashtu siç e propozova lojtarin te (regjisori Gianluca) Petrachi dhe arritëm një marrëveshje në takimin tonë në fund të qershorit. Veretout u bind menjëherë se donte të vinte në Romë”, tha agjenti Mario Giuffredi për Il Tempo.
Kështu Milani humbi edhe një “luftë” për një tjetër talent të madh./ORAinfo/