Barcelona merr vendim të papritur, i qet në shitje dy super yje

08:40 | 20 Korrik 2019

Barcelona ka qitur në shitje dy yjet e saj.

Pas transferimit të Antonio Griezmann, katalanët tani duan të sjellin në ‘Camp Nou’ brazilianin Neymar, por për ta bërë këtë duhet të shesin disa nga yjet e tyre.

Mediet katalunase raportojnë se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të nxjerrin në shitje Philippe Coutinhon dhe Ivan Rakitic, përcjell lajmi.

Për Coutinhon, Barcelona po kërkon 100 milionë euro, ndërsa për Rakiticin, deri në 50 milionë euro.

Sipas informacioneve të fundit, të dy lojtarët i janë ofruar PSG si pjesë e transferimit të Neymar.

Komento: