U kry, De Rossi bëhet lojtar i gjigantit të njohur botëror

09:59 | 20 Korrik 2019

Daniele De Rossi pritet që shumë shpejt të bëhet me skuadër të re, pas largimit nga Roma.

Boca Juniors pritet të jetë ekipi ku do ta vazhdojë karrierën e tij ish-kapiteni i Romës.

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, gjatë një interviste për Tyc Sports konfirmoi interesimin për yllin italian, përcjell ORAinfo.

Ai ka thënë se marrëveshja me lojtarin është afër.

“Negocimi për De Rossi është në proces. Në ditët në vijim ai do të fluturojë në Buenos
Aires, në 99% Daniele do të jetë një lojtar i Boca”, ka thënë Angelici.

De Rossi la Romën këtë verë kur klubi nuk i ofroi atij një kontratë të re pas 18 viteve të qëndrimit në klub.

De Rossi është romani i dytë që largohet nga klubi pasi legjenda e klubit Francesco Totti u largua 2 vjet më parë.

Mesfushori pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Boca Juniors deri në mars 2020. /ORAinfo/

Komento: