Gazetarët e pyesin për Pogban, Zidane ‘shtang’ me përgjigjen e tij

10:38 | 20 Korrik 2019

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United gjatë verës.

Trajneri francez i rikthyer te Real Madrid, Zinedine Zidane po synon t’i rikthejë në majat më të larta të futbollit ‘Los Blancos’, pas një sezoni dëshpëruar vitin e kaluar.

Real Madrid tashmë kanë bërë disa transferime të mëdha, por çështja Paul Pogba mbetet e hapur.

E pikërisht për këtë, Zidane edhe është pyetur në konferencën e fundit për shtyp.

“Pogba? Ne e dimë se çfarë duam, ne jemi në të”, është përgjigjur Zidane, përcjell lajmi.

“Deri me 31-tin, ne mund të bëjmë ndryshime, largime e gjithashtu prurje”, ka thënë ndër të tjerash Zidane.

Komento: