Solskjaer ia rrëmben yllin e madh Barcelonës

11:49 | 20 Korrik 2019

Ivar Raktitiç pritet të largohet gjatë verës nga Barcelona.

Ylli kroat përsëri është i fokusuar nga skuadra angleze për një transferim të mundshëm, pasi Barcelona duket se do ta largojë mesfushorin për shkak të transferimit të Neymar.

Sipas Daily Star, United e ka pasur në fokus Rakitiçin gjatë gjithë kësaj vere, por ai preferoi të qëndrojë në Barcelonë.

Megjithatë, gjigandët katalunas janë të vendosur të sjellin Neymarin përsëri në Kamp Nou dhe janë të gatshëm të japin 90 milionë funte duke përfshirë një numër lojtarësh.

Rakitiç mund të jetë një nga yjet që Barcelona e ka në opsion për ta shkëmbyer për Brazilianin, si Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Nelson Semedo, Malcom dhe Samuel Umtiti.

Komento: