PSG gjen zëvendësuesin e Neymarit, ai është ylli i Juventusit

12:52 | 20 Korrik 2019

Paris Saint-Germain kanë identifikuar Paulo Dybala si njeri që duan ta zëvendësojnë Neymarin nëse braziliani largohet nga klubi, sipas Mirror, përcjell ORAinfo.

Neymar është lidhur vazhdimisht me një kthim në Spanjë dhe argjentinasi – me vlerë 80 milionë euro, mendohet të jetë i hapur për të lënë Juventusin.

Manchester United është gjithashtu i interesuar në Dybala, por nuk mund t’i ofrojë atij Ligën e Kampionëve dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë financiarisht me PSG pa shitjen e Paul Pogba.

Gjithashtu si opsion përmendet shkëmbimi i Dyabalas me Neymarin. /ORAinfo/

Komento: