Inter ia realizon dëshirën Contes, po e transferon sulmuesin nga rivalët e Serie A

13:44 | 20 Korrik 2019

Inter është afër nënshkrimit me sulmuesin Edin Dzeko nga Roma.

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma vlerëson sulmuesin në 20 milionë euro, por janë të gatshëm të pranojnë një ofertë më të ulët dhe Nerrazzurët do të testojë vendosmërinë e tyre me një ofertë prej 12 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Antonio Conte është i gatshëm të përforcojë opsionet e tij të goditjes dhe do të shqyrtojë alternativat për Romelu Lukaku nëse ai provohet shumë i shtrenjtë, përfshirë Rafael Leao dhe Ante Rebiç.

Inter është në kërkim të një sulmuesi pas paraljmërimit se Icardi do të largohet nga Interi. /ORAinfo/

Komento: