Ndodh e papritura, ja ku po transferohet Higuain

16:35 | 20 Korrik 2019

Higuain nuk ka vend te Juventusi.

Juventus mund ta dërgojë sërish Gonzalo Higuain-in si huazim por kësaj radhe te Roma, sipas raportimeve nga Corriere dello Sport.

Kampionët e Serie A janë të interesuar që ta largojnë argjentinasin këtë verë, mirëpo duket se nuk po gjejnë një blerës potencial.

Ndërkaq, kryeqytetasit italianë tani kanë dalë si pretendentë kryesorë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit që së fundi ishte huazuar te Milani dhe Chelsea.

Komento: