
Paul Pogba, mund të kthehet te Juventusi.
Trajneri i Juventusit Maurizio Sarri ka ushqyer zhurmën e zërave lidhur me ri-nënshkrimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba pasi ka pranuar se atij i pëlqen Francezi, përcjell ORAinfo.

Bosi i bardhezinjve ka thënë: “Më pëlqen shumë, por ai është një lojtar i Man Utd. Unë nuk jam drejtori teknik, kështu që nuk e di gjendjen. Ndoshta kthehet , nuk ka asgjë të sigurt”, ka deklaruar trajneri italian./ORAinfo/