‘Shpërthen’ Zidane: Këtë lojtar nuk e futa në lojë sepse duhet të largohet nga klubi

11:36 | 21 Korrik 2019

Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet Zinedine Zidane.

Ai ka thënë se Bale do të largohet nga klubi për t’iu bashkuar një klubi tjetër.

Zidane pas ndeshjes që pati ndaj Bayernit të Munichut, të cilën e humbi me rezultat 3:1, tregoi përse Bale nuk luajti në këtë ndeshje si dhe se kur do të largohet nga
klubi.

Zidane u tregua shumë i ashpër me futbollistin, duke thënë se nëse do të mund të shkonte që nesër do të ishte mrekulli.

“Bale është lënë jashtë sepse do të largohet nga klubi. Sa më herët që largohet, aq më mirë. Nëse mund të shkojë nesër, do të ishte mrekulli”, ka thënë Zinedine Zidane. Më tutje ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me Balen, por që do të ishte mirë që ai të largohet.

“Largimi është vendim i trajnerit dhe gjithashtu i futbollistit, i cili e njeh situatën”, ka përfunduar francezi. /ORAinfo/

Komento: