Napoli dorëzohet për James Rodriguez, kthen vëmendjen kah ky lojtar

13:56 | 21 Korrik 2019

Duket se Napoli është dorëzuar për James Rodriguez.

Skuadra italiane, Napoli, është e vendosur që të transferojë një lojtar për pozitën ‘10’.

Ishte kolumbiani James Rodriguez ai që printe në listën e dëshirave të skuadrës së Carlo Ancelotti, por duket se ata kanë hasur në vështirësi në bisedimet me yllin e Real Madrid, sipas ‘L’Equipe’.

Ndjekja e Napoli për Rodriguez duket se ka marrë fund, pasi raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se ata kanë kthyer vëmendjen kah Nabil Fekir i Olympique Lyon.

Gjithsesi, 25 vjeçari është afër një marrëveshje me Real Betis, me skuadrën nga La Liga që po synon zëvendësimin e Giovani Lo Celso.

Komento: