Real Madrid nuk heq dorë, e do me ҫdo kusht këtë lojtar

14:37 | 21 Korrik 2019

Real Madridi po vazhdon të mendojë për transferime të reja.

Real Madrid duket se nuk do të ndalet me kaq në afatin kalimtar të verës.

‘Los Blancos’ janë duke synuar edhe një tjetër përforcim të madh pas emrave si Hazard, Jovic e Mendy.

Sipas ‘Corriere della Sera’, Madrid kanë shfaqur përsëri interesim për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

20 vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në ‘Bernabeu’ sezonin e kaluar, dhe tani po rikthejnë interesimin për të, me zërat për shitjen e Bale që po rriten.

Thuhet se skuadra e Tottenham është ajo që po prinë garën për Zaniolo, kurse Juventus kanë zbehur interesimin për italianin.

Zaniolo kaloi tek Roma në sezonin e kaluar, nga Inter, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Radja Nainggolan.

Komento: