Zidane e la në stadium, ky ishte reagimi i Bale

14:51 | 21 Korrik 2019

Cili ishte reagimi i Bale pasi Zidane e la në stadium.

Zinedine Zidane nuk e ftoi fare Gareth Bale për ndeshjen e International Champions Cup kundër Bayern Munich, por kjo siç duket s’i ka bërë përshtypje uellsianit.

Pas ndeshjes, të cilën Real Madridi i Zidane e humbi 3:1, francezi tha se shpreson se Bale do të largohet sa më shpejt nga klubi.

Bale u pa duke u larguar nga stadiumi NRG të shtunën mbrëma dhe nuk u duk aspak i shqetësuar nga refuzimi që ia kishte bërë trajneri francez.
Real Madridi do të takohet me Arsenalin në ndeshjen e ardhshme miqësore dhe e gjithë vëmendja pritet të jetë në Bale.

Ndërkohë, menaxheri i Bale, Jonathan Barnett e ka kritikuar ashpër Zidanin për komentet e tij, duke thënë se klienti i tij meriton respekt sepse ka bërë shumë për Real Madridin.

Komento: