United mposhtë top-skuadrat,po e transferon yllin 70 milionësh

16:42 | 21 Korrik 2019

Manchester United po ecën përpara në negociatat për yllin e Lille, Pepe, raporton The Times.

Mesfushori 24-vjeçar ka qenë një zbulesë në dy sezonet e fundit, me 37 gola të shënuara dhe 17 asistime në të gjitha garat për ekipin francez, përcjell ORAinfo.

United janë një nga disa klubet e interesuar në Pepe, por së shpejti mund ta kthejnë interesin e tyre në një ofertë konkrete. Megjithatë, me tre vjet mbetur në kontratën e tij, Lille mund të kërkojë sa më shumë 70 milionë funte për yllin e tyre./ORAinfo/

Komento: