Konfirmohet! Ylli i madh po i bashkohet Milanit

19:52 | 21 Korrik 2019

Milani duket se po bëhet me një lojtar të ri.

Drejtori sportiv i Empolit ka konfirmuar se mesfushori Ismael Bennacer do t’i bashkohet Milanit.

Bennacer do ta kompletojë transferimin te ‘Rossonerët’ për 16 milionë euro pas një sezoni mbresëlënës me Empolin.

Përveç kësaj, ai ndihmoi Algjerinë për ta fituar Kupën e Kombeve të Afrikës të premten dhe u zgjodh si lojtari më i mirë i turneut.

“Ai është taktikisht një lojtar interesant, është i pëlqyeshëm dhe ai gjithmonë është dashur nga shokët e tij”, tha Pietro Accardi për Gazzetta dello Sport.

“Unë shoh Gattuson në Bennacer sepse ai ka një dëshirë të madhe për të luftuar”.

‘’Tifozët e Milanit do ta duan atë: ata dëshirojnë lojtarë që luftojnë deri në fishkëllimën e fundit’’, përfundoi Accardi.

Komento: