Duket se Manchester Unitedit është afër një transferimi të madh.
Harry Maguire duket se do të sigurojë lëvizjen e tij të ëndërrave në klubin e Manchester United.
Lojtari është qëllimi kryesor për këtë afat kalimtar i trajnerit Ole Gunnar Soljskaer.
“Djajtë e Kuq” kanë siguruar tani më nënshkrimet e Aaron Uan-Bissaka dhe Daniel James, dhe po kërkonin edhe një qendër-mbrojtës që të kompletonin mbrojtjen e tyre.
Klubi i Maguire, Leicester City, kishte kërkuar një shumë që do të thyente rekordin e transfereve për mbrojtës. Dhe raportohet se United nuk do të humbë më shumë kohë duke dërguar një ofertë prej 80 milionë funtave për anglezin.
Kështu ai pritet të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në histori në klubit.
Maguire është vetëm 24 vjeç dhe është përfaqësues i kombëtares së Anglisë.
Tani Manchester United mund të thuhet se do të ketë një mbrojtje më stabile se sa sezonin e kaluar.
Soljskaer po kërkon nga klubi vetëm edhe nënshkrimin e Bruno Fernandes nga Sportingu që të kompletojë ekipin e tij para fillimit të sezonit të ri në Angli.