Fabregas tregon arsyjen pse Hazard zgjodhi Realin e jo Barçën

21:29 | 21 Korrik 2019

Hazard tashmë është lojtar i Realit.

Cesc Fabregas beson se Eden Hazard është më shumë se i gatshëm të luajë për Real Madridin.

Fabregas luajti së bashku me Hazard për pesë sezone në Chelsea dhe kishte shoqëri të ngushtë me belgun.

Mesfushori foli për shtypin spanjoll pasi luajti për Monacon në miqësoren e tyre para-sezonale me Valencian në Zvicër.

”Hazard është një lojtar i pabesueshëm që e bën dallimin në fushë”, tha fillimisht ai.

”Ai është një lojtar që ka lindur për të luajtur për Real Madridin, sepse ai ka nevojë për hapësirë për të vrapuar, të lëvizë me topin, atij i pëlqen të lëvizë në fushë, ju nuk mund t’i thoni atij të “qëndrojë në një vend”.

”Barcelona, për shembull, është më shumë një ekip i bazuar në pozicion ku të gjithë janë në pozitën e tyre për posedim dhe ai pëlqen të ketë topin, të ketë liri dhe Real Madrid mund t’i japë atij këtë më shumë se Barcelona që mundet”, deklaroi Fabregas.

Komento: