United nuk e ka ndërmend të ndalet.
Manchester United duket se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Harry Maguire.
Anglezi ishte objektivi kryesor i kësaj merkatoje për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, në mënyrë që ta përforcojë fazën defanzive.
‘Djajtë e Kuq’ paraprakisht kanë transferuar Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James, ndërsa Maguire do të jetë transferi i tretë.
24-vjeçari pritet të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Leicester ka kërkuar hiq më pak se 90 milionë euro për ta lëshuar Maguiren, shumë të cilën ka pranuar ta paguajë United.
Klubi i Manchester gjithashtu është pranë finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin e Sporting, Bruno Fernandes, i cili pritet ta mbyll merkaton e Djajve për këtë edicion.