Moment tragjik, trajneri pëson infarkt në fushë

23:32 | 21 Korrik 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rumani.

Ndeshja në kuadër të kampionatit rumun mes Dinamo Bukureshtit dhe Universitatea të Kraiovës është ndërprerë pasi që trajneri i Dinamos ka pësuar infarkt.

Trajneri i skuadrës Eugen Neagoe ka pësaur infarkt në minutën e 25’të të ndeshjes dhe menjëherë stafi mjekësor ka reaguar. Ambulanca pastaj e ka dërgaur me urgjencë në spital.

51 vjeçari ishte në pankinë kur i ndodhi sulmi. Lojtarët në fushë ishin të shokuar nga ajo që panë.

https://www.youtube.com/watch?v=iKIbanEYY8g

Raportohet se trajneri është jashtë rrezikut për jetë. Ndeshja përfundoi 0-2 për Kraiovë

Komento: