A a ka uruar Vjosa Osmanit pozitën e Presidentes, tregon Arben Gashi

00:01 | 23 Prill 2021

Gashi tregon se a ia ka uruar Vjosa Osmanit pozitën e Presidentes.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se a komunikon me Presidenten Vjosa Osmani.

Osmani dhe Gashi kishin qenë pjesë e LDK-së për shumë kohë ndërkohë që ishin ndër ata që kërkonin reforma brenda këtij subjekti.

Gashi tregon arsyen pse nuk e kishte votuar Hashim Thacin si president para 5 vjetëve.

“Nuk kam pasur komunikim. Ky proces ka nxjerrë edhe disa të vërteta tjera. Gjatë këtyre 5 vjetëve jam sulmuar pse kam qëndruar në sallë kur u votua Thaci president. Por unë nuk kam votuar. Nuk kam qenë pjesë e kuorumit por kam qenë ën sallë. Ja thashë edhe Osmanit. Unë po qëndroj në sallë por pastaj nuk po hedhi votën në kuti. Skam pasur asgjë ndaj Thacit. Por besoja që Thaci nuk ishte njeriu i duhur në atë pozitë. Ka qenë betejë politike. Sot ai ka shkuar në Hagë atje prej pozitës së Presidentit”, ka thënë ai.

Komento: