Leonardo e pranon se ishin të interesuar për Messin dhe zbulon arsyen pse nuk e transferuan argjentinasin.
Lionel Messi ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Barcelona së paku edhe për një vit tjetër.
Ylli argjentinas e kishte dërguar një faks në klub duke kërkuar largimin si lojtar i lirë, pasi ishte një pikë një kontratën e tij që e lejonte një gjë të tillë.
Megjithatë Barcelona nuk pranoi largimin e lojtarit pasi i bëri të qartë klubeve se duhet paguar klauzola prej 700 milionë eurove për ta lënë të lirë.
Manchester City, Manchester United, Inter, Juventus dhe Paris Saint Germain ishin skuadrat e interesuara për argjentinasin.
Edhe drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo e ka pranuar se ishin interesuar për transferimin e Messit.
“Jemi tunduar për ta transferuar Messin, por ne kishim për qëllim që fillimisht të shitnim futbollistët”.
“Gjithsesi ai është njëri nga më të mirët në botë dhe natyrisht që e tundon secilin skuadër të madhe”.
“Por kur e mendon situatën financiare atëherë bëhet gjithçka më e komplikuar”, deklaroi Leonardo.
Gjithsesi kapiteni i Barcelonës vendosi të qëndroj në Camp Nou së paku edhe për një vit tjetër kur edhe i skadon kontrata në qershor të vitit 2021.