A bie Qeveria nëse Kushtetuesja vendos që Etem Arifi e kishte humbur mandatin?

09:42 | 07 Nëntor 2020

Krasniqi: Qeveria s’bie edhe nëse Kushtetuesja vendos që Etem Arifi e kishte humbur mandatin.

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se Qeveria nuk rrëzohet edhe nëse Gjykata Kushtetuse vendos që deputeti Etem Arifi e ka humbur mandatin para se të merrte pjesë në votimin e Qeverisë Hoti.

Krasniqi e ka marrë shembull rastin kur Kushtetuesja kishte konstatuar se zgjedhja e Behxhet Pacollit si President ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, por nuk ishin anuluar vendimet e tij.

“Kësisoj, Gjykata nuk i ka anuluar vendimet e Pacollit të cilat i kishte marrë në cilësinë e Presidentit, pavarësisht që ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën. Një prej këtyre vendimeve të Pacollit si President është edhe nënshkrimi i Dekretit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Republikën e Çekisë, e cila edhe sot është e publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: