A biseduan për FSK-në ambasadori i SHBA-ve me shefin e KFOR-it? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A biseduan për FSK-në ambasadori i SHBA-ve me shefin e KFOR-it?

16:47 | 07 Dhjetor 2018

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet, ka nisur tashmë aktivitetin e tij në Kosovë.

Ai sot ka takuar sot komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Kjo pasi Kosnett ka vizituar D’Addario në Camp Film City.

Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë.

Gjithashtu kanë bërë të qartë vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Ndrshe, Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë dje se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ai ka thënë për televizionin publike se “liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuojë asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”.

Kosnet ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Komento: