Pique thyen heshtjen dhe tregon nëse ka ambicie për t’u bërë president i Barcelonës.
Gerard Pique ka mbajtur ‘gojën mbyllur’ në dy muajt e fundit, por tashmë ka thyer heshtjen duke iu kthyer deklaratave, ku në theks të veçantë ka folur për kandidaturën e tij për presidenti të Barcelonës.
Pas poshtërimit të Barcelonës 8-2 kundër Bayern Munich në çerekfinalet e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve në gusht, Pique u tërhoq nga media sociale, duke minimizuar praninë e tij në internet.
Por, mbrojtësi katalunas është kthyer pas rreth dy muajve ‘pauzë’ dhe është pyetur rreth një sërë gjërash.
Interesimi i mediave në theks të veçantë ishte në atë se a do të kandidojë Pique për president të Barcelonës, pasi Josep Maria Bartomeu është nën presion të madh dhe Pique është dikush që është këshilluar të marrë presidencën në Camp Nou në të ardhmen.
Sidoqoftë, për momentin, 33-vjeçari nuk po mendon të marrë frenat e klubit dhe është plotësisht i përqendruar në punën që ka si lojtar.
“Tani nuk po mendoj për këtë. Ne do të shohim në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Pique.
“Jo është koha për të qëndruar në formë dhe për të vazhduar të shijojmë të qenit një lojtar i Barcelonës”, përfundoi mbrojtësi.