Në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal 10, po diskutohet lidhur me zgjedhjet në SHBA, fitoren e Donald Trump dhe raportet me Kosovën.
I ftuar në studio, Albert Heta ka thënë se rikthimi i Trump është i frikshëm.
“I bujshëm, por i frikshëm, i frikshëm për atë se çka përfaqëson, çfarë vlera sjell me vete”, ka thënë Heta.
Ai tutje ka thënë se votuesit atje e nuk e kanë parë si kandidat.
“Votuesit që kanë votu atje e kanë quajtë si çështje jo si kandidat, si kandidat ai nuk përmbush asnjë kriter për me kandidu, pikpamja e tij për botën për familjen për çkado”, ka thënë ai.
“Frika është a do të ketë luftë të tretë botërore. Thuhet se ai po provon mu marrë vesh me Putinin, çka nëse nuk mundet me u marrë vesh”, ka thënë ai. /Gazeta10/