A do garojë Vjosa Osmani në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Presidentja

23:06 | 07 Prill 2026
vjosa-osmani-ia-kalon-sot-zyrtarisht-detyren-albulena-haxhiut

Presidentja Vjosa Osmani u pyet në Pressing në T7 nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë pyetje, Osmani u përgjigj:

“Unë nuk e di kur do të mbahen zgjedhjet, por vendimin tim jam duke e marrë bashkë me qytetarët”.

Ajo tha se i pyet qytetarët “a e dëshironi Vjosa Osmanin të vazhdojë bashkë me ju në këtë rrugëtim?”, duke shtuar se ekziston vlerësim pozitiv i punës së bërë nga vetë ajo.

“Vendimin do ta marrë pas diskutimeve me qytetarët”, përfundoi Osmani.

Komento: