Tuchel i hapur për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë.
Eliminimi i hershëm i kombëtares së Gjermanisë nga Kupa e Botës ka bërë që të flitet për një ndryshim të mundshëm në stolin gjerman.
Kombëtarja e Gjermanisë nuk pati një aventurë aspak të mirë në Katar 2022, ku e pa veten të eliminohej qysh në fazën e grupeve.
Ky eliminim i hershëm ka shtyrë shumë media të raportojnë për një largim të mundshëm të Hansi Flick nga stoli i Gjermanisë.
Tani, sipas raportimeve të Christian Falk, një trajner është duke parë me vëmendje ngjarjet. Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, përcjell lajmi.
Sipas Falk, ish-trajneri i Chelsea do të ishte i interesuar për një punë te kombëtarja e Gjermanisë, nëse ajo do të ishte në dispozicion.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Jurgen Klopp, gjithnjë sipas Falk.
Kombëtarja e Gjermanisë filloi ndryshimet me Oliver Bierhoff. Nuk dihet nëse këto ndryshime do të zgjerohen edhe më shumë, për të ndikuar edhe trajnerin Flick.