Krerët e LVV-së dhe LDK-së e diskutojnë edhe postin e presidentit, Thaçi ta përfundojë mandati
Rreth një vit e gjysmë i kanë mbetur presidentit HashimThaçi, deri në përfundim të mandatit.
Pozita e Thaçit pritet të vendoset në tavolinën e bisedimeve mes liderëve të të dy partive, që morën shumicën e votave në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton KTV.
Kjo pas përfundimit të harmonizimit të planprogramit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë javë. Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje, ka bërë të ditur se pozita e të parit të shtetit nuk është biseduar mes partive deri më tani.
Ajo ka shtuar se diskutimi apo jo i kësaj pozite, u takon liderëve të të dy partive.
Vënien e emrit të presidentit në tavolinën e diskutimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, Ehat Miftaraj e sheh si pjesë të demokracisë parlamentare.
Megjithatë, Miftaraj thotë se ato duhet të kenë kujdes që marrëveshja të mos lidhet me presidentin aktual.
Hashim Thaçi është zgjedhur president i vendit, në prill të vitit 2016. Mandati i tij përfundon më 2021.