A do ta marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, flet Arben Vitia

18:42 | 06 Tetor 2022

Arben Vitia deklarohet pas largimit të Latifit: Kam plane tjera

Nuk dihet se kush do të vihet ne krye të ministrisë së Shëndetësisë, por Arben Vitia nuk ka plan rikthimi.

Ish-ministri Arben Vitia ka mohuar se do të rikthehet në postin që e ka lënë para 10 muajsh, teksa nuk kishte informacione se Latifi është dorëhequr.

Ish-ministri ka thënë se ka plane të tjera sa i përket karrierës së tij.

“Planet i kam të tjera. Jam në një takim dhe tani po merrem me diçka tjetër”, tha Vitia, i cili mban pozitën e kryetarit të LVV-së në Prishtinë, përcjell Paparaci.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Jashari, ka dhënë dorëheqje sot.

Sipas letrës së publikuar në media, të cilën ministri ia ka dërguar Kryeministrit Albin Kurti, dorëheqja vjen “pas shumë reflektimesh”.

Komento: