A do ta mbajë fjalën Pal Lekaj për largim nga politika nëse Kurti vendos reciprocitet me Serbinë?

22:51 | 31 Mars 2020

A do ta mbajë fjalën Pal Lekaj për largim nga politika nëse Albin Kurti vendos reciprocitet me Serbinë?

Sot Qeveria e Kosovës mori vendimin që nga nesër Tarifën 100% ndaj produkteve të Serbisë ta zëvendësojë me reciprocitet.

E menjëherë pas këtij vendimi, janë publikuar video ku Pal Lekaj në emisionin “Rubikon”, thoshte se Qeveria nga koalicioni Vetëvendosje dhe LDK nuk do të mund ta vendosin atë, ai madje thotë se në rast se e vendosin, ky është i gatshëm të largohet nga politika.

“Nëse vëjnë këta reciprocitet une më me politikë s’kam me u marrë, është premtim para qytetarëve”. thoshte Lekaj.

Komento: