A do ta sjellë Zidane Neymarin te Real Madridi, trajneri jep përgjigjen e ‘madhe’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A do ta sjellë Zidane Neymarin te Real Madridi, trajneri jep përgjigjen e ‘madhe’

10:15 | 15 Mars 2019

Zinedine Zidane tashmë ka filluar të mendojë për transferimet e reja.

Ai dëshiron të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ një yll nga Ligue 1, por nuk bëhet fjalë për Neymar.

Trajneri francez ka marrë për të dytën herë drejtimin e Real Madridit, dhe ka filluar të punojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

‘Los Blancos’ të enjten kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Porton për mbrojtësin Eider Militao, i cili bëhet transferimi i parë i Zinedine Zidane.

Raportet në Francë bëjnë të ditur se Zinedine Zidane, tani po mendon transferimin e yllit të Lyon, Nabil Fekir.

Zidane e konsideron Fekirin si një nga lojtarët që mund t’i jap forcën e duhur sulmit të Real Madridit.

Me transferimin e Fekir, Zidane i mbyll derën Neymarit, i cili vazhdon të ëndërroj që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!