Ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. E për këtë çështje ka folur, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën gjatë vitit 2019, por ka deklaruar se “Prishtina nuk është e gatshme për këtë”.
Në një intervistë të dhënë për televizionin TV Pink, Daçiq ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është pengesa më e madhe për arritjen e një marrëveshjeje.
“Serbia është e gatshme për dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje. Prishtina nuk është e gatshme, ajo po kërkon një mënyrë për ta shtyrë marrëveshjen. Prishtina vazhdimisht bën veprime të pabarabarta, të paarsyeshme si vendosja e taksës dhe formimi i një ushtrie. Prishtina është pengesa më e madhe për dialog”, ka thënë Daçiq.