A do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, zbulon Daçiq – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, zbulon Daçiq

17:17 | 31 Dhjetor 2018

Ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. E për këtë çështje ka folur, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën gjatë vitit 2019, por ka deklaruar se “Prishtina nuk është e gatshme për këtë”.

Në një intervistë të dhënë për televizionin TV Pink, Daçiq ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është pengesa më e madhe për arritjen e një marrëveshjeje.

“Serbia është e gatshme për dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje. Prishtina nuk është e gatshme, ajo po kërkon një mënyrë për ta shtyrë marrëveshjen. Prishtina vazhdimisht bën veprime të pabarabarta, të paarsyeshme si vendosja e taksës dhe formimi i një ushtrie. Prishtina është pengesa më e madhe për dialog”, ka thënë Daçiq.

Komento: