“A do të bëhesh e dashura ime”/ Mateo i propozon Brikenës

22:57 | 05 Prill 2026

Një nga momentet më të bukura dhe të papritura të mbrëmjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka ardhur gjatë darkës speciale të organizuar nga Vëllai i Madh për banorët.

Në një atmosferë të ngrohtë, plot emocione dhe surpriza, Mateo ka vendosur të bëjë një hap të rëndësishëm në raportin e tij me Brikenën.

Teksa të gjithë banorët po shijonin darkën dhe momentet së bashku, Mateo i është afruar Brikenës dhe i ka kërkuar një kërcim romantik. Nën ritmet e muzikës dhe mes vëmendjes së të gjithë banorëve, ai ka zgjedhur pikërisht këtë moment për të shprehur ndjenjat e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pas kërcimit, Mateo e ka surprizuar Brikenën me një pyetje që askush nuk e priste: i ka propozuar që të jetë e dashura e tij.

Pjesë nga diskutimi:

Mateo: Doja të thoja që ka qenë një rrugëtim i vështirë edhe i gjatë për të dy, ma ke zbukuruar Big Brother edhe jam shumë mirënjohës që të kam rinjohur pas kaq shumë vitesh edhe, unë dua që këtë lidhjen ta vazhdoj edhe jashtë 4 mureve dhe dasmën më të madhe do e bëjmë jashtë edhe dua ta thoja që “a do bëhesh e dashura ime”.

Brikena: A e ndjen 100% këtë gjë, se unë kam filluar të kem ndjesi për ty.

Mateo: Po unë po çmendem pas teje.

Komento: