A do të bëhet pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, zbulon Surroi

20:53 | 18 December 2018

Veton Surroi, ka treguar nëse do të pranojë ftesën ​për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.

Ai ka thënë se vetëm konsensusi i plotë i spektrit politik në vend, do ta bindte atë që të pranojë ftesën për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.

Tash për tash, Surroi sqaroi në Rubikon të KTV-së se po angazhohet për aq sa mundet në këtë proces.

Iniciativa e PSD-së për bashkim në Ekipin Negociator, sipas tij, mund të jetë një hap para ose prapa në proces.

Komento: